Takim me specialist të sportit dhe sportiste në konsultimet e zhvillimit të sportit në qytetin e Shkodres

Shfrytëzimi i kapaciteteve për zhvillimin e sportit dhe edukimin e të rinjve duke e parë si një vlerë e shtuar e jetës sociale dhe ekonomike në Shkodër, ka qënë thelbi i takimit të organizuar mes kanditates per kryetare bashkie znj. Keti Bazhdari dhe stafit të saj me specialistët më me emër të sportit në Shkodër në vazhdën e konsultimeve me grupet e interesit për përfundimin e plotësimeve të programit elektoral. U diskutuan përmiresimet që mund të bëhen dhe nevojat imediate të organizmave sportive. Takimi u hap nga Oltion Luli pjesë e stafit të kandidates per kryetare bashkie, në hartimin e programit elektoral për sportin i cili prezantoi strategjinë organizative për sportin. U fol për kolegjialitetin në vendimarrjen sportive duke shpjeguar konceptin se si duhet të funksionojë një institucion sportiv i orientuar në organizim dhe në rritjen e performancës duke rritur transparencën dhe duke venë në funksion parimet bazë demokratike.

Një hapësirë të veçantë në platformë kishte mënyra e trajtimit të sportistëve dhe veteranëve të sportit si nga ana morale ashtu edhe në anën finaciare duke parë edhe gjendjen aktuale ku financat e shumësporteshit lënë të pakënaqur jo vetëm sportistët por edhe trajnerët e më gjërë. Krijimi i hapësiarave të reja pas ndërtimit të stadiumit në menyrë që sportistëve ti garantohen mundësitë për përgatitje ishte një pikë me vehte dhe sipas stafit te kandidates eshte lehtësisht e zgjidhshme duke marre parasysh edhe asetet shtesë të bashkisë dhe pronat që disponon me hartën e re territoriale. Krijimi i akademive sportive edhe për sportet e tjera ishte një prej pikave të rëndësishme duke vlerësuar rolin që ka sporti ne zhvillimin e një shoqërie e cila transformohet çdo dite. Në 2019 do celebrohet edhe 100 vjetori i themelimit te shoqerise Vllaznia dhe në këtë kuader në platformën e drejtimit të bashkisë është parashikuar ngritja e një muzeu sportiv nën moton “100 vite histori, 100 vite krenari” për të përjetësuar kontributin e brezave të tërë. Në një sallë të tejmbushur me personalitete te sportit shkodran ku mund te permenden volejbollistët dhe trajnerët Sadije Goga e Irfan Damnori, mjeshtrat e basketbollit Renato Radoja e Refik Vorfa dhe ish basketbollistët Korab Llazani dhe Avenir Kalaja që vazhdojnë të japin kontributin e tyre. Kandidatja Bazhdari në fjalën e saj tha se rëndësia e këtij takimi qëndron te përcaktimi i nevojave dhe tërheqja e ideve për përmiresim: “Pavarësisht se nuk jam eksperte e fushës, në periudhen e parë timen kam qënë pjesë e një klase sportive dhe vlen te përmendet puna e mësuesve në atë kohë që shërbejne si shembull edhe per mesuesit që janë sot.

Në këtë kuadër bashkia duhet të marrë përsipër të bëjë gjëra që duhen bërë dhe jo premtime që nuk mund të mbahen. Në rradhë të parë transparencë dhe marrje vendimesh me kolegjialitet duke vënë rëndesinë në krijimin dhe thellimin e mardhënieve publik-privat ku t’i jepet rëndesi jo vetëm sportit në nivelin garues por edhe në nivelin edukues dhe argëtues. 72 % e buxheti të bashkisë është shpenzuar në paga dhe mirëmbajtje ku nuk hyn sporti të cilit i kushtohet pak hapësirë, ndërsa në Këshillin Bashkiak trajtohet me shumë jo seriozitet.” Me urimin për fitore dhe shqetesimin për mungesën e trajtimit për sportistët dhe trajnerët mori fjalën gjimnasti Vaselin Zako ndërsa takimi vazhdoi me diskutimet e specialistëve të futbollit që duhet theksuar që ishin të shumtë. Trajneri i futbollit Taip Piraniqi i uroi punë të mbarë kandidates per kryetare bashkie dhe u shpreh i emocionuar duke theksuar se si pa bukë dhe pa sport nuk jetohet në Shkoder. Ai shfaqi entuziazmin për stadiumin e ri duke shpjeguar që ka shumë nevojë për mbështetje për ta zhvilluar sportin. Ish futbollisti dhe trajneri i suksesshëm Esat Rakiqi vijoi: “Më vjen mirë që një femër vjen dhe flet për sportin.

Kam qejf që Vllaznia të dalë kampion dhe kudo kam shkuar kam parë stadiume në qëndra qyteti por nëse nuk do kemi skuadra dhe nuk do paguajmë për sportin asgjë nuk realizohet. Kemi akademinë por infrastruktura është shumë e keqe kudo. Kam qënë tifoz basketbolli, volejbolli por nuk kam parë interesim dhe përkushtim nga Bashkia ekzistuese për të çuar në fund këtë punë.” Ndër shqetesimet kryesore të ngritura ishte ai i mjeshtrit te sportit në futboll Hysen Zmijani i cili theksoi problematikat e akademisë së futbollit Vllaznia ku 10 ekipe stërviten në një fushë të vetme sportive e sipas tij ky është një skandal i futbollit dhe përfaqësuesve të tij. Në takimin e organizuar përfaqësoheshin edhe mundësit e pikërisht me ish-rekordmenët Sait Fishta dhe Dedë Bregu. Bregu u shpreh: “I uroj fitoren zonjës Keti. Mundja ka qënë pararoja e sportit Shkodran. Jam në tre breza sportist dhe ne na mungon qoftë një palestër me 37 metër katror e mundja po shkrihet . Kemi përgatitur mundesi të ekipit kombëtar por sot nuk kemi palëster.” Gjatë takimit ish presidenti i ekipit të futbollit Vllaznia Valter Fushaj vuri rëndësi të madhe ndryshimeve në legjislacion pasi sipas tij në këto kushte bashkepunimi publik privat është i vështirë. Kjo ankesë u mor në kosideratë po ashtu nga edhe nga kandidatja Bazhdari por edhe nga deputeti Namik Kopliku i pranishëm në takim. Biseda vazhdoi me trajnerin e atletikes Isak Bala : “Kam 56 vite me sportin, përpara ka pasur 20 trajnerë nga 15 fëmije stërviste seicili kurse sot janë më pak pasi vete bashkia i largoi dhe mbetën nga 6 vetem 3.” Gjatë këtij takimi të pranishëm ishin edhe specialistë të tjere si Irfan Domnori dhe për sportin e tenisit Paulin Ndoja që folën për masivizimin e sportit por nuk munguan mjeshtrat dhe trajnerët e notit si Mark Shestani, Enver dhe Mehdi Muriqi, Kolë Shiroka etj.

 

 

No Comments

Post A Comment