Takim me specialist nga fusha e turizmit në ciklin “Së bashku për të ardhmen e Shkodres”

Vijon cikli i takimeve “sëbashku projektojmë të ardhmen e Shkodrës” lançuar nga znj. Keti Bazhdari, kandidate për kryetare Bashkie në Shkodër dhe stafi i saj. Këto takime po zhvillohen me të gjitha grupet e interesit që ka në fokus pushteti lokal. Qëllimi i vetëm i këtij cikli takimesh është konsultimi me këto grupe i problematikave që shqetësojne ata dhe mënyres së zgjidhjes, në mënyre që të hartojmë një strategji realiste dhe adekuate. Deri në këtë moment janë realizuar 4 nga këto takime;

  1. Me organizatat dhe aktorë të shoqërise civile;
  2. Me artistë dhe faktorë që operojnë në fushën e art kulturës ne Shkodër;
  3. Me specialistë të fushës së bujqësise, blegtorisë, bletarisë dhe peshikimit si dhe me përfaqesues të kompanive të agrobiznesit që operojnë në zonën e Bashkisë Shkodër.
  4. Takimi i fundit dhe ndër më të rëndësishmit është me operatorët turistikë, përfaqësues të agjensive turistike, te Universitetit “Luigj Gurakuqi”, dega Turizëm dhe përfaqësues të bareve, restoranteve të njohur si bar-restorant “Tradita” apo “Guest House Theth”, Bar “Havana” të cilët kanë dalë jashtë kornizave standarte të shërbimit restorator dhe japin një kontribut të pashlyeshëm në promovimin e turizmit në Shkodër, si atij detar, malor ashtu dhe atë historik e kulturor.

Për ne turizmi është ndër shtyllat kryesore të platformës së programit. Shkodra ka nje shtrirje të mrekullueshme, zbret nga alpet intriguese, fantastike për turizmin sportiv, shëndetesor, historik e kulturor, avash, avash në një nga qëndrat më të vjetra të qytetërimit ilir, Kalanë e Drishtit dhe fushat pa fund të zonës së Posrribës dhe Rrethinave, të gatshme për të përballuar çdo volum turistik me produktet karekteristike dhe të shëndetshme të zonës, duke iu afruar në gjirin afashinant të Shkodrës, qytet i rrëzuar poshtë Rozafatit për dhjetra shekuj, mbushur me frymë, art histori e kulturë, për të vazhduar lundrimin në liqenin e qetë te Shirokës i përshtatshëm për çdo lloj sporti ujor, pa llogaritë peisazhet fantastike, hapësirat e komunikimit me Malin e Zi etj, dhe nga liqeni derdhemi drejt Bunës së thellë, gjithashtu takohemi dhe me Drinin e rrëmbyeshëm që lag tokat e Gurit të Zi dhe Berdicës dhe sëbashku udhëtojme drejt detit duke shijuar për km të tërë parqet natyrore të zonës së Dajçit e Anës së Malit, udhëtim që mund të bëhet me anije, me varkë, me kajak, me biçikletë buzë Bunes deri në Velipojë.

Më në fund deti dhe mrekullia e rërës së Velipojës që për gjërësinë dhe shtrirjen është ndër të paktat në Europe. Velipoja do të jetë sfida e jonë e rradhës, do te jetë qyteti i dytë i Bashkisë Shkodër, duke i ruajtur me fanatizëm zonat e virgjera natyrore dhe duke i dhënë zhvillim urban të orientuar me standarte dhe që nuk cënon aspak plazhin por pëkundrazi kthehet në një rezidencë turistike qe do shërbejë për gjithë vitin. Të ardhmen e Shkodrës do e marrin në dorë njerëz me vizion, që besojnë ndryshimin, operojnë pavarësisht bindjeve politike, jashtë klaneve pengmarrëse dhe vetëm në interes të Shkodrës e shkodranëve.

 

 

No Comments

Post A Comment