Takim me shoqërinë civile dhe Ministren e Kultures Znj. Mirela Kumbaro për hartimin e programit elektoral

Sot, nisën takimet intensive për hartimin e programit elektoral për kandidaturën si kryetare e Bashkisë së Shkodrës. Takimet i hapëm me përfaqësues të shoqërisë civile. Jane 12 takime të planifikuara me grupe të ndryshme të interesit për të përfunduar së bashku programin për drejtimin e bashkisë në 4 vitet e ardhshme. Në këtë takim u diskutua për probleme të ndryshme dhe u vu theksi në rëndësinë e transparencës dhe institucionalizimit të saj.

Shpreh vullnentin tim për të marrë në konsideratë gatishmërine e organizatave jo vetëm për programin e drejtimit por për të mbajtur bashkëpunim te ndërsjelltë e të vazhdueshem për një të ardhme më të mire. Sot, patëm mundësi te takonim edhe Ministren e Kulturës Znj. Mirela Kumbaro me të cilën diskutuam rreth projekteve të ardhshme qe do zhvillohen në qytetin tonë dhe morëm mbështetjen dhe miratimin per disa projekte shumë të rëndësishme qe do nisin implementimin së shpejti si: restaurimi i teatrit “Migjeni”, varrezave katolike te Rrmajit etj.

 

 

No Comments

Post A Comment