Takim me pedagoget e Universitetit të Shkodres “Luigj Gurakuqi”

Konsultimet me grupet e interesit nga kandidatja për kryetare bashkie znj. Keti Bazhdari në prag të lançimit të programit elektoral me 22 maj, vazhduan me pedagogët e universitetit Luigj Gurakuqi të Shkodrës. Në një takim ku nuk u fol vetëm për arsimin universitar, por edhe për çështje të tjera që shqetësojnë komunitetin e mbi të gjitha mbi urat e bashkëpunimit që mund të krijohen mes universitetit Luigj Gurakuqi dhe Bashkisë Shkodër. Grupi i punës pranë kandidates, Bazhdari tregoi disa nga projektet për të cilat synohet krijimi i urave të bashkëpunimit me universitetin për të sjellë zhvillim në territorin e bashkisë së re.

Kandidatja për kryetare bashkie znj. Keti Bazhdari theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit konstruktiv të pedagogëve duke e vlerësuar si të vetmen rrugë të pasuruar administratën e ardhshme me kapital njerëzor cilësor por edhe me projekte qe bazën e tyre e kane në studime e kërkime nga ky tempull i dijes. Ketij tempulli nuk mund ti shmanget asnjë kryetar shteti e aq më tepër një kryetar bashkie.

Znj. Bazhdari shtoi se dija duhet të marrë praktikë tek pushteti lokal ndërsa premtoi të shtrijë dorën e bashkëpunimit për shëmbjen e barrierave administrative që kanë penguar perfshirjen e pedagogëve në qeverisjen lokale për të dhënë kontribut për Shkodrën. Financimi i bursave për studentët më të mirë, krijimi i kampuseve universitare, vënia në dispozicion të godinave në pronësi të bashkisë, lehtësitë në transport për studentët, promovimi i vlerave kulturore, historike e turistke në bashkëpunim me pedagogët si dhe shumë projekte të tjera që do lançohen në programin e znj. Bazhdari u bënë fokus i diskutimeve me personalitetet e universitetit të Shkodrës.

No Comments

Post A Comment