Takim me artist dhe ekspert të artit dhe trashigimisë kulturore, të cilët zënë një vend të rëndësishëm në hartimin e planit elektoral.

Ne vazhdën e nismës “sëbashku projektojmë të ardhmen e Shkodrës”, ndërrmarrë nga znj.Keti Bazhdari dhe stafi i saj, për të konsultuar dhe hartuar strategjinë e programit elektoral 2015 me shkodranët, një vend tejet të rëndesishëm zuri takimi me artistë dhe ekspertë të artit dhe trashëgimisë kulturore. Figura që kanë bërë histori në Shkodër dhanë mendime te vyera, që do jenë pjesë integrale dhe shumë e rëndësishme e programit tonë për Shkodren. Teksa u shkëmbyen shumë ide me shkrimtarë, aktorë, muzikantë, piktorë e skulptorë të njohur, u nxorën dhe shumë problematika lidhur kryesisht me keqmenaxhimin e institucioneve të artit dhe kulturës, politikat mospërfshirëse dhe mungesën e transparencës nga organet lokale ndaj artisteve dhe publikut.

Ne po konsultohemi çdo ditë dhe për çdo detaj te programit tonë me qytetarët, sepse programi jonë nuk do jetë thjeshtë premtimi jonë por kontrata jonë me publikun. Me fitoren tonë kjo kontratë do zbatohet nen për nen se perndryshe do të jetë publiku ai që do vendosë penalitetet. Marredhënja e hapur, transparente me qytetarin është institucioni që duam te ngrejmë dhe garantuesi kryesor i zbatimit të kësaj kontrate nga ana jone. Këtë bashki e ka bekuar Zoti me natyrën e bukur dhe me njerëz te zgjuar e të mirë, të cilëve u ka ardhur koha të marrin në dorë fatet e Shkodrës, pavarësisht përkatesisë ose jo partiake, pavarësisht bindjeve të tyre të majta apo te djathta dhe falë asaj që nuk i perkasin asnjë konjukture apo klani pengmarres.

 

No Comments

Post A Comment