Takim me arsimtarë duke konsultuar programin e zhvillimit arsimor

Keti Bazhdari, gjatë një takimi organizuar me grupet e interesit nga sistemi arsimor, diskutoi me mësuesit programin për zhvillimin e arsimit në Bashkinë e re. Në takimin ku ishin të pranishëm mesues drejtorë shkollash studiues e perfaqësues të kopshteve të qytetit u diskutuan problematikat reale por edhe domosdoshmëritë për ndërhyrje nga Bashkia në bashkëpunim të ngushtë me institucionet arsimore.

Teatri “Migjeni” u mbush plotësisht me arsimtarë ndërsa znj. Bazhdari tha se do të zhduket distanca e krijuar mes mësuesve dhe pushtetit vendor dhe në këtë mënyre që bëhet i mundur zhvillimi i arsimit dhe edukimi i nxënësve duke promovuar bashkëpunimin e ngushtë mes mësuesit, prindit dhe pushtetit vendor. Dialolgu u përqendrua në mënyrën se si mund të adaptohet infrastruktura e Bashkisë, organizimi i një strukture vendore per t’i ardhur më afër qytetarëve, znj. Bazhdari në këtë takim evidentoi nevojat për ndërhyrje në godina, por edhe në sigurimin e mjeteve financiare për të bërë të mundur sigurimin e nje procesi normal mësimor.

“Profesionistët e mirëfilltë jeni ju, unë jam ajo që duhet të dëgjoj. Do ju dëgjoj juve dhe specialistët që më mbështesin, për të bërë më të mirën që Bashkia të mbështesë arsimin. Nga këtu do të fillojmë ne, me transparencën dhe gjenerimin e fondeve përmes vizionit. Fryma e Bashkisë së re do të jetë e bazuar te sipërmarrja dhe tek orientimi i marrëdhënieve publik-privat” Ndërsa deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi duke marre shkas nga programi elektoral i kandidates u shpreh se, me ndarjen e re territoriale, pesha e Bashkisë do të jetë më e madhe, ndaj kthimi i shkollave në qendra komunitare do të jetë prioritet i Bashkisë së re. Ne këto qëndra është parashikuar që të realizohet aktivizimi i te rinjëve në veprimtari të rëndesishme për formimin e tyre.

 

 

 

No Comments

Post A Comment