Promovimi i Librit me 3 vëllime “Opera” nga Ferid Bala

Promovimi i Librit me 3 vëllime “Opera” nga Ferid Bala

Kënaqësi e veçantë të shikoja të finalizuar, në librin me 3 vëllime “Opera”, kontributin disa vjeçar të muzikologut Ferid Bala, të marri jetë duke i dhuruar shoqërisë një thesar hulumtimesh mbi historinë e Operas Shqiptare ndër shekuj. Libri me 3 vëllime “Opera” u realizua falë një pune të madhe kërkimore në bashkëpunim me artistë të njohur dhe dashamirës të operas Shqiptare. Privilegj që pata mundësinë të kontribuoj në materializimin e këtij projekti voluminoz i cili do të jetë një vlerë e shtuar në historinë e artit shqiptar. “Pa memorie, nuk ka kulturë. Pa memorie nuk mund të ketë civilizim, shoqëri dhe të ardhme.” Elie Wiesel

No Comments

Post A Comment