Promovimi i celjes se Forumit Rinor per Shkodren CATI YOUTH

Promovimi i celjes se Forumit Rinor per Shkodren CATI YOUTH

14 marsi ishte nje nder ditet me te bukura kaluar mes te rinjve te mrekullueshem te Forumi Rinor per Shkodren CATI YOUTH, struktures me te re rinore te fondacionit Cati dhe qe u lancua pikerisht dje ne diten e veres mes nje mori aktivitetesh qe nisen nga ambjentet e fondacionit, drejt qendres se qytetit duke krijuar atmosfere feste dhe pastaj drejt aktivitetit te shumepritur, udhetimit me varka ne liqen dhe piknikut shoqeruar me party ne Zallin e Bardhe te Shirokes . CATI YOUTH eshte pjese e CATI FOUNDATION dhe kerkon te mbeshtese cdo te ri shkodran, pa dallim perkatesie partiake, fetare apo raciale, por qe do te jetoje dhe te kontriboje ne Shkoder. Per ne rinia eshte anderr, eshte energji eshte aftesi dhe duam qe kjo anderr te quhet Shkoder. Te gjithe te rinjte qe duan t’i bashkohen deshires dhe turmes tone te madhe, te drejtohen ne ambjentet e Cati Foundation rruga 13 dhjetori, mbi banken Intesa San Paolo, ose ne nr e tel 0666664444, ose ne adresen e emailit info@cati.foundation. Ne menyre te vecante falenderojme shoqaten e ‘EKO Mendje’ qe iu bashkegjiten aktivitetit tone. Kalofshi nje te djele sa me te bukur!

No Comments

Post A Comment