Prezantimi zyrtar i kandidates Znj. Keti Bazhdari

Ne nje takim publik, mes nje rrethi qytetaresh, ne qender te qytetit te Shkodres, drejtuesit e mazhorances Edi Rama dhe Ilir Meta prezantuan zyrtarisht kandidaten per Shkodren znj. Keti Bazhdari. Shprehen besim te plote te fuqia transformuese e Keti Bazhdarit, te vizioni i saj, te puna me grupet e interesit, te deshira dhe pasioni per ti dhene nje te ardhme Shkodres me projekte konkrete per te ndryshuar realitetin e zymte. Kryeministri Edi Rama theksoi se duhet Keti Bazhdari qe te vazhdohet me projektet per te dhene besimin, shpresen dhe per ti ndryshuar faqen Shkodres.

Ai u foli qytetareve per cilesite e vecanta te kandidates e cila cdo gje e filloi nga zero ne rinine e saj, atehere kur ajo ishte “askushi” dhe nuk kishte mbeshtetje prinderish pushtetare apo biznesmene, pikerisht ashtu sic mund te ndjehen shumica e te rinjve kur fillojne te hedhin hapat e pare. Ne pak vite Keti ka realizuar nje nga sipermarrjet me te sukseshme ne fushen e prodhimit duke realizuar punesimin e qindra grave dhe qe sot renditet si nje nga bizneset me te fuqishem ne Shqiperi. Nen kete logjike Kryeministri theksoi se Shkodra do beje zgjedhjen e duhur me 21 qershor duke zgjedhe alternativen e administratores se afte dhe bashkepunuese me qeverine. Duke dhene nje shembull mosbashkepunimi me kryebashkiaket e Partise Demokratike.

Projekti shume vizionar i qeverise per stadiumin Loro Borici, nje nga shtyllat e forta te transformimit te ardhshem ekonomik dhe sportiv ne Shkoder, u bllkua per nje kohe te caktuar, vetem e vetem per kaprico politike, por qe te gjitha keto ne finale rendojne mbi qytetarin. Ndersa sipas Kryetarit te Kuvendit z. Ilir Meta “programi “Keti per Shkodren” nuk eshte projekt “Keti per te majten”, nuk eshte projekt ideologjik, por eshte projekti shkodran qe i dedikohet qytetit dhe qytetareve te cileve i duhet sherbyer siç duhet .

Vete kandidatja per kryetare bashkie Keti Bazhdari kerkoi qe ti besohet menaxhimi i Shkodres per ti kthyer jeten ketij qyteti.” Do flas thjesht dhe hapur që në fillim, pasi tek une nuk do gjeni modelin tipik të politikanit që në përgjithësi jemi mësuar të njohim: egoist, kontrovers, që sillet si pasionant e joracional, sa herë ja kerkon nevoja tu premtoje të tjerëve, indiferent, diferencues dhe i ngushtë kur vjen dita te mbajë premtimet si dhe materialist i ftohte dhe i paskrupullt çdo moment që mendon për përfitimet e veta. Ne nuk do punojme per interesa te vogla, ne po punojme qe t’i kthejme shkelqimin dhe emrin me te cilin eshte krenuar nder shekuj Shkodra. T’i kthejme vemendjen Rozafatit, Bunes, Drinit, alpeve, detit, artit kultures, ekonomise, arsimit shendetesise dhe mbi te gjitha dinjitetin e humbur Shkodres!

 

 

No Comments

Post A Comment