Në mbështetje të “Rritjes së përfaqësimit të grave në vendimarrje”

Prane Hotel Tirana u mbajt takim celes ne kuadrin e projektit “RRITJA E PERFAQESIMIT TE GRAVE SHQIPTARE NE VENDIMARRJE”, organizuar nga QENDRA ALEANCA GJINORE, nen kujdesin e drejtores se kesaj qendre znj Mirela Arqimandriti, me mbeshtetjen e QEVERISE SUEDEZE dhe me pjesemarjen e grave politikane nga i gjithe spektri politik. me poshte mund te lexoni fjalen time mbajtur ne kete event me cilesine e nenkryetares se FORUMIT TE GRUAS SOCIALISTE: Per mua eshte nje vlere e shtuar te mund te flas mes jush zonja te nderuara qe perfaqesoni denjesisht, punen, sakrificen, vendosmerine dhe frymen paqesore te cdo gruaje shqiptare.

Nuk do zgjatem shume, por do them vetem 2 fjale per ate qe mendoj ne qasjen time si femer, si grua ne biznes dhe si politikane e re. Ajo cfare me shume se asgje tjeter relativizohet ose sfumohet fare ne menyre te qellimshme, ne shoqerine maskiliste shqiptare eshte modeli i pakompromentuar ne vlerat baze te nje shoqerie te shendetshme. Nje model qe ti paraprije drejtimit, zhvillimit shoqeror e kulturor te shqiptareve. Kete model e ka mundesine me te larte ta tejcoje nje grua, sepse pjekurija e nje gruaje, e cila buron nga forca e saj per te krijuar jete, tejkalon intrigat e momentit dhe nuk ka ne fokus pushtetin por zhvillimin, nuk ka pasurine por ndertimin e te ardhmes, ska arrivizmin por vendosmerine. Arma me e forte e nje gruaje eshte falja ne emer te dashurise jo hakmarrja ne emer te urrejtjes.

Nje grua e forte nuk mund te pajtohet me ndjenja dhe vepra siperfaqesore qe sjellin vlera te perkohshme sepse ne thelbin e ekzistences se gruas qendron perkushtimi ndaj vazhdimesise. Ky model qe seshpejti do te jete e ardhmja e botes, mbartet brenda zemrave tuaja zonja qe jeni ketu, kolege, nena te dashura, politikane te nderuara, aktiviste te dedikuara per te drejta ne shoqerine tone. Ketij modeli, si cdo njera prej jush, edhe une i kam dedikuar kohen e jetes sime. Kam kerkuar te permiresohem cdo dite, duke mos rene pre e injorances, e zilise, e arrogances, e hakmarrjes, e te shkelurit mbi ate cfare perfaqesoj une dhe traditat e familjes sime. Ashtu sic edhe ju, syte dhe mendja ime asnjehere nuk jane erresuar nga paraja dhe pushteti.

Paraja dhe pushteti jane thjesht mjete, qe mund ta vrasin ose forcojne qellimin dhe pavaresisht gjithe barrierave te shoqerise me te cilat jeta me ka perballur, kam mbrojtur me fanatizem ate qe cdo mjet qe une do realizoj, te mos kompromentoje qellimin tim.Dhe qellimi im nuk eshte te ndryshoj e vetme boten, por te mund te ndertoj dhe reflektoj sa me qarte nje model ndryshimi ne shoqeri. dhe per kete e ka forcen ne vetvete cdo grua. Por kur kjo force shprehet e vetme, perballet me nje mur indiference te qellimshme, arrogance dhe, shpesh here, dhune ne shoqerine tone. Ky kunder-reagim apo simulimi i tij na ka bere shpesh te heshtim dhe te ndjehemi te mposhtura, por nese ne bashkojme zerat tone, thirrja do dale me efekte supersonike aq sa do thyeje cdo barriere medioker te qellimshme ose jo. Dhe ne duhet ta ngrejme zerin tone kunder cdo forme diskriminimi ne shoqeri, te mbeshtesim dhe solidariziojme njera-tjetren, te ndihmojme ato gra qe jane ne kushte te veshtira dhe s’kane patur fatin tone per dije dhe akses. Ne jemi misionaret e nje shoqerie te re shqiptare.

 

 

No Comments

Post A Comment