Laboratori Inovacionit 2.0 (Takimi II)

Laboratori Inovacionit 2.0 (Takimi II)

Si lindin idetë? A mund të frymëzojmë të rinjtë shqiptarë për të qenë kreativ dhe sipërmarrës kurajozë? Krijuam platformën “Laboratori Inovacionit 2.0” për të shërbyer një model sfidues kundrejt klimës kaotike të të bërit biznes në tranzicion. Rrugëtimi i Laboratorit të Inovacionit 2.0 bën ndalesën e fundit në një nga qendrat e dijes shqiptare, ku po zhvillohet edhe programi – Javët e IT në #UET Diskutuam me studentët si të evidentojnë nevojat dhe të krijojnë zgjidhje “SMART”, njëkohësisht duke ndihmuar shoqërinë por edhe duke gjeneruar të ardhura të qëndrueshme. Shqipëria bëhet nëse secili nga ne është i gatshëm të kontribuojë për të ndryshuar “modelin” dhe me shumë kurajo e vendosmëri tu qaset shembujve pozitivë. Faleminderit miq të Universitetit Europian të Tiranës për mikpritjen si dhe stafit të CATI Foundation për të gjithë gjërat e bukura që bëjmë bashkë !

No Comments

Post A Comment