“JARE MAJI” KONCERT NGA ALBANA FANI

“JARE MAJI” KONCERT NGA ALBANA FANI

Vërtetë ka momente kur politika hesht. Janë ato momentet e magjishme kur shohim diellin në sytë e një fëmije, një dallëndyshe që kthehet në folenë e vet. Pushon bota e bie një qetësi, kur një qytetar që gjithë bashkë e kemi largu, kthehet. E me kthimet e veta, sjell dashuri ndër sy, atë fëmijë që ka mbetë i vogël ndër rrugicat e Shkodrës e bahçet plot dritë. Kordelet luledele, luleborë e tjera dëshira, ruajtur në sirtarin e babës, edhe ato lotët ndër gishta… Një nanë që ka lënë njërin gji të ushqejë Bunë, Dri e bukuritë tjera rrethore. Një grua që kthehet si ajo dallndysha që s’ka ikë kurrë nga ballkonet e qytetit tem… Një përqafim i brishtë që shkrin malet me borë.Një mike që rrjedh mallë, sakrificë e shpresë… diell, ato kohët kur ëndërrat fshihnin puthje ndër çanta. Një shembull, një përgjegjësi, për ne që premtojmë. Një politikë që para një vajze të tillë duhet me heshtë, me nxanë, me u ringritë e krejt tërmet… Me shpërfaqë gjithçka t’mirë na rrjedh nëpër gjak, për të djeshmen tonë, për fmijët tanë, për prindërit tanë për Shkodrën tonë. Mirënjohje Albana Fani. Mirënjohje të gjithë artistëve për emocionet që na dhuruat. E qeshët më fort majin e na dhatë krahë me dashtë akoma më përtej vehtes Shkodrën, folenë e ëndrrave tona…

No Comments

Post A Comment