EVENTI I PROMOVIMIT TE FONDACIONIT CATI – 22DHJETOR 2014

EVENTI I PROMOVIMIT TE FONDACIONIT CATI – 22DHJETOR 2014

Te dashur miq po ndaj me ju keto kujtime te disa nga momentet me emocionuese te jetes sime. Ne kete 22 dhjetor 2014 u permbush endrra e shume viteve, krijimi i fondacionit te bamiresise CATI (ALEANCA CIVILE-DREJT INTEGRITETIT) qe kuron varferine ekstreme, e cila vertete ka qene nisma ime, por nuk do te kishte patur kurre nje jehone te tille pa mbeshtetjen e vyer te mikut tim, Minisrit z. Erion Veliaj, pa pranine e te mrekullueshmes Elhaida Dani, pa fantazine dhe perkushtimin e stafit te Grand Hotel Europa nen kujdesin e z.Agron Cela, pa idete dhe ndihmen pa kushte te miqve te mi shkodrane dhe ne menyre te vecante te kolegeve te mi biznesmene e bankiere, te cilet na u pergjigjen me pjesemarrjen dhe disponibilitetin e tyre qe ne ftesen e pare. Faleminderit edhe njehere dhe gezuar Krishtlindjen e Vitin e Ri!

No Comments

Post A Comment