DITA BOTERORE E LIBRIT – OBORRI I MUZEUT “OSO KUKA”

DITA BOTERORE E LIBRIT – OBORRI I MUZEUT “OSO KUKA”

Dita boterore e librit festohet ne Shkoder ne nje organizim te realizuar fale CATI FONDATION, institucion ky i krijuar me perkushtim nga kandidatja per bashkine Shkoder Znj. Keti Bazhdari. Rendesia e librit, leximit dhe procesi i zhvillimit ne pikepamje kulturore jo vetem i brezave te rinj por edhe i mbare shoqerise ishte epiqendra e takimit ku diskutimet u perqendruan te shkrimtaret, studiuesit, pedagoget dhe perkthyesit Shkodrane, nder te cilet mund te permendim Fadil Krajen,Stefan Çapalikun,Xhahid Bushatin, Primo Shllakun, studiuesin dhe perkthyesin Zija Vukaj, profesorin e nderuar dhe shkrimtarin Alfred Capaliku, kryetarin e shoqates se shkrimtareve Skender Temali; publicistin Besi Bekteshi, etj. Kandidatja per bashkine Shkoder Znj.Keti Bazhdari u shpreh se marredhenja me librin eshte marredhenje shpirterore, sic eshte marredhenja me Perendine ku jep, por me shume merr. Marredhenja me librin eshte marredhenje dashurie, pasioni. Nese veme ne balance librin dhe teknologjine, nuk kane te krahasuar. Teknologjia krijon kushte informimi per secilin, libri kerkon kushte qe te jete ne simbioze me secilin. Kushti i pare eshte kultivimi i shpirtit te individit qe ne femijeri. Kjo fillon qe tek infrastruktura asistuese e librit e cila duhet te krijoje hapesira qe te mos sherbejne vec si salla pomovimesh, por te kthehen ne nje realitet atraktiv per te rinjte. Sic tha dhe shkrimtari e dramaturgu Stefan Capaliku, sot vetem 1% e te rinjve shqiptare jane frekuentues te rregullt te librit, gje qe na rendit ne vendet e fundit ne Europe, kundrejt 26% qe e ka Maqedonia. Kjo shifer eshte alarmante dhe pikerisht ketu kuptohet se sa emergjente eshte detyra e pushtetit lokal si politik-orjetuesi me i afert me qytetarin, te nderhyje ne te gjitha nivelet e edukimit per te rritur influencen e librit ne shoqeri qe sipas saj eshte edhe thelbi i zhvillimit te nje shoqerie

No Comments

Post A Comment