21 mars – dita nderkombetare e poezise

21 mars – dita nderkombetare e poezise

Në kuadër të promovimit të kulturës dhe traditave të qytetit të Shkodrës dhe me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, e cila përkon me 21 marsin, ditën e pranverës, sot është shtuar një poezi më shumë në zemrat e shkodranëve. CATI FOUNDATION me këtë rast organizoi dy aktivitete kulturore: në ambjentet e pedonales Koli Idromeno me Forumin rinor per Shkodren CATI YOUTH me temë Let’s Sprinskg dhe një tjetër eveniment elitar me rastin e ditës së vargjeve poetike, kushtuar poetit Frederik Rreshpja. Aktivistë të forumit, ofruan për qytetarët performanca me artistë të shkollës së muzikës Prenk Jakova, këngëtarë, violinistë, kitaristë, piktorë që ndanë me të gjithë kalimtarët e rastit jo vetëm art, por dhe biseda e buzëqeshje në këtë fillim pranvere në qytet. Në këtë aktivitet u shfaq një miniekspozitë pikturash, face – painting, skica të shpejta, pjesë në violinë, kitarë, artistë me numra shpejtësie, lojëra të ndryshme, klouna për fëmijët, si dhe u shpërndanë buqeta me lule për të gjithë. Në mënyrë të vecantë ranë në sy me recitimet e tyre fëmijët e mrekullueshëm të Shtëpisë së fëmijëve parashkollor 3- 6vjec si dhe fëmijët e “Shoqatës së jetimëve për shpresën”. Fondacioni synon të nxisë pjesëmarrjen aktive të rinisë dhe qytetarëve në aktivitetet kulturore dhe sociale të Shkodrës, si dhe kërkon të promovojë një model ndryshim pozitiv për vetë qytetin. Eventi tjetër i Cati FOUNDATION, në nderim të poetit Frederik Rreshpja u organizua në bibliotekën e qytetit MARIN BARLETI, me të ftuar Prof. Moikom Zeqo, shkrimtarin Shpetim Kelmendi, artistët e njohur te teatrit MIGJENI, si Bruno Shllaku, Marita Smaja, Agron Dizdari familjarë të poetit etj. Evenimenti u organizua nga z.Jetmir Shpuza dhe znj. Enkelejda Lacej, nën kujdesin e themelueses së këtij fondacioni znj Keti Bazhdari. Në fund u shtrua një koktejl i përgatitur nga vetë nxënësit e mrekullueshëm të shkollës teknologjike “Hamdi Bushati”. Me këtë rast janë ftuar sidomos figura të artit dhe letrave, aktivistë të shoqërisë civile, filantropë etj, me qëllim që të promovohej një prej figurave më të mëdha të artit dhe kulturës në Shqipëri, sic është Frederik Rreshpja dhe që në qytetin e tij të lindjes është lënë në pluhurin e harresës nga vetë institucionet lokale që duhet të përfaqësonin artin dhe kulturën në Shkodër. dicka nga une per miqte e Frederik Rreshpjes Nji gjysem hane ndrin vec aq sa mbi gjethe te dallohet sharmi i mbledhin shuk ne nji ftyre. Me zor dallohet, permes dores t’thame n’skelet qe mbulon pak komiken e fort tragjiken, e qe qysh nga bota tjeter sh’kyc me shume elegance nji nofull te lemute. Aq sa lejohet. Se per gjenite nuk ka meshire.

No Comments

Post A Comment